Ditën e sotme po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe disa të akuzuarve të tjerë.
Veliaj nuk ka marrë pjesë personalisht në seancë dhe do të përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Në sallë është i pranishëm vetëm njëri nga prokurorët e çështjes, ndërsa prokurori tjetër nuk mori pjesë.
Kryebashkiaku ka dërguar një njoftim në gjykatë duke argumentuar se qëndrimi në kafaz nuk është dinjitoz dhe për këtë arsye ka kërkuar përfaqësim nga avokati.
Gjyqi përfshin gjithsej 19 të akuzuar, ndërsa për 11 prej tyre është pranuar gjykimi i shkurtuar dhe janë veçuar. Në mesin e të akuzuarve janë persona fizikë dhe disa shoqëri dhe organizata jofitimprurëse që lidhen me çështjen në hetim.









