Policia e Fierit ka finalizuar operacionin “Stolen Gold”, duke goditur një grup të dyshuar për trafikim dhe tregtim të sendeve me vlerë të ardhura nga jashtë vendit.
Sipas hetimeve, bizhuteri dhe sende luksoze dyshohet se silleshin nga Italia dhe Greqia dhe më pas shiteshin në disa argjendari në Fier dhe Lushnjë pa dokumentacion të rregullt ligjor.
Gjatë operacionit është arrestuar një 27-vjeçar, janë proceduar disa administratorë argjendarish dhe është shpallur në kërkim një tjetër person i dyshuar si pjesë e rrjetit.
Policia ka sekuestruar sasi të mëdha ari, argjendi dhe ora luksoze, me një vlerë paraprake të konsiderueshme, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë.
/5pyetjet.al









