Paraditen e sotme në media qarkulloi një lajm se kryetarit të PD-së, Sali Berisha iu hoq non grata, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga Uashingtoni.
Teksa u pyet sot nga gazetarët, nëse ishte hequr non-grata, Sali Berisha ka refuzuar që të flasë për gazetarët.
Por pasi ka hyrë brenda, duke buzëqeshur, është pritur me duartrokitje nga opozita ndërsa u shpreh në foltore “unë erdha, u krye”.
Ky sanksion ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishte vënë më 19 maj të vitit 2021.
Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike.
Akuza, që kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht.









