Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, diskutoi mbi investimet, paketat e integrimit dhe projektligjet që po shqyrtohen aktualisht në parlament.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të integrimit europian dhe përballjen me sfidat politike që mund të lindin gjatë zbatimit të këtyre iniciativave.
“Ju para një jave dolët së bashku me bufin e madh duke u shprehur se jeni pro investimeve, ndërsa tani duket se nuk keni një qëndrim të qartë, cili është qëllimi juaj, nëse jeni pro apo kundër investimeve. Kundër kujt sistemi jeni ju? Në një protestë të thirrur që protestuan shprehën Berisha në burg, doli zonja këtu që të fliste për paketën e integrimit. Ajo paketë, e cila u votua dhe nuk pati asnjë votë kundër. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë për integrim të ri. Sa i përket katër projektligjeve që keni sjellë, jemi kundra! Do t’i rrëzojmë dhe projekti për Zvërnecin do të vazhdojë, dhe do të ecim drejt Bashkimit Evropian,” shprehet Balla.









