Ish-Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për heqjen e non gratës ndaj Sali Berishës, duke theksuar se është zhbërë një vendim që ishte komplot mafioz për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës” shkruan Meta.









