-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Ditë e madhe, sot Berisha fitoi!

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka ka deklaruar se heqja e sanksioneve nga SHBA për Sali Berishën është një fitore historike për ish-kryeministrin duke e cilësuar këtë një “ditë të madhe” për çdo qytetar të lirë dhe mbështetës të demokracisë.

“Sot për demokratët, për Partinë Demokratike, dhe për çdo qytetar të lirë të këtij vendi. Për çdo njeri që demokracisë i thotë demokraci, lirisë i thotë liri, është një ditë e madhe. Sot një betejë për dinjitet u fitua nga njeriu që ka fituar çdo betejë.

Sot Sali Berisha fitoi një betejë me forcat më të errëta, jo vetëm të vendit, por edhe në nivel global. E vërteta vonon por nuk harron. Sot Sali Berisha triumfoi mbi George Sorosin, padrinon e këtyre këtu. Mbi Blinken-in, kukullën e George Sorosit që vinte dhe kreun e një narko-shteti e uronte si një shtetar i madh.

Sot Sali Berisha hodhi si rrecka tutje, Kimeten e Sorosit e cila u thoshte demokratëve dhe shqiptarëve se do të hani bar. Sot Sali Berisha, i përbaltur prej rreth pesë vitesh, i kryqëzuar dhe i sulmuar si askush tjetër, i burgosur nga këto forca të errëta të së keqes, ju del këtu dhe ju thotë, ja ku jeni. Më i hetuari, më i luftuari, më i sulmuari, doli si kristal. Sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo Amerikë që ka ëndërruar gjithmonë çdo shqiptar, i hoqi njollën që Edi Rama, George Soros dhe gjithë mafia ndërkombëtare u përpoqën t’ia vendosnin mbi shpinë.

Kjo është një fitore shumë e madhe dhe për vendin tonë. Por bota është e rrumbullakët thotë populli. Kujtoj ditët kur këtu na kryqëzonit, sa përmendej emri apo sa hynte në sallë Sali Berisha. Ngrihenit dhe thonit që populli, populli nuk ju do. Tani është rrotulluar. Ja ku e keni popullin. Tani populli po ju flet ju, po ju flet direkt. Nuk ka nevojë t’ju flasë as me Blinken-in as me Sorosin.

Ka dalë, ka zbritur rrugëve të Tiranës t’ju flasë me zë dhe me figurë… Koha e juaj dhe e karteleve për të qeverisur këtë vend ka marrë fund. Është koha të jepni llogari. E keni vjedhur e keni shtypur, e keni shpopulluar këtë vend. Është koha të jepni llogari. Kur jua thoshim, qeshnit. Tani gëzohuni, zgërdhihuni se po ju vjen fundi” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit