Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot deputetin socialist, Ardit Bido se ka bërë kërdinë me falsifikime në kohën që ishte drejtor i Arkivës Kombëtare. Zbuloi edhe numrin e çështjes Madje shkoi edhe më tej.
“Bido është një brejtësi kryesor i arkivës së shtetit, manipulimeve në tokat e bregut. Tani Bido të japë shpjegime, cështja 728219016AA, ky është kodi me denoncimet që ka shkelur Bido në arkivë.
Bido ka bërë kërdinë në arkivë. Ka pasur një duel me Artan Lamen, që kurrë nuk e firmosi Gjipenë për Edi Ramën. Olsi Ramës dhe familjes, Bido i falsifikoi dhe modifikoi gjërat.
Data është 27 Janar 2025, ka pesë faqe me shkelje dhe 28 shkelje juridike. Imagjinoni sa vite kanë këto mbrapa” tha ai.









