Gjykata e Sarandës ka lënë sot të lirë ish-oficerin e policisë së Komisariatit të Sarandës, Irakli Koçiaj.
Mësohet se ndaj ish-oficerit të policisë gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore.
Nuk dihet ende se me çfarë motivi është argumentuar lirimi i tij, ndërsa 7 efektivët e tjerë të arrestuar deri tani nga Komisariati i Sarandës janë lënë në masa shtrënguese nga “arrest shtëpie” deri në “arrest në burg” me afat, duke e bërë Koçiajn të vetmin ish – efektiv në liri.
Koçiaj u vetëdorëzua mëngjesin e dy ditëve më parë, pasi ndaj tij ishte caktuar në mungesë më 25 maj, masa e sigurimit “arrest në burg” për veprën penale “shpërdorim detyre”, si i dyshuar për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil.









