Në Sarandë, disa taksistë kanë protestuar para Bashkisë, duke kërkuar ndërhyrje ndaj mjeteve që sipas tyre ushtrojnë aktivitet transporti pa licencë në qytet.
Protestuesit pretendojnë se në treg po operojnë taksi nga qytete të tjera, furgonë agjencish turistike dhe mjete të tjera të paregjistruara.
Gjatë protestës, një grup tentoi të hyjë në godinën e bashkisë për takim me përfaqësues vendorë, por u ndalua nga policia. Në zonë u vu re edhe prani e shtuar e forcave të rendit.
Taksistët dorëzuan një kërkesë zyrtare, ku ngrenë shqetësime për mungesën e masave









