-sidi education-spot_img
23.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e futën trupin e Eglant Koçit? Drejtori i policisë: Po kërkojmë!

Kryesoret

Policia e shtetit deklaron se ka ngritur një strukturë të posaçme për kërkimin e trupit të Eglant Koçit i zhdukur pak ditë më parë dhe i ekzekutuar nga shoku i tij.

Përmes pamjeve të kamerave të sigurisë është vërtetuar fakti që trupi është nxjerrë nga apartamenti dhe është zhdukur për të humbur gjurmët.

“Një strukturë e posaçme po merret për kërkimin e trupit. Po ndiqet nga krimet e rënda në polici” deklaroi sot drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba. Kërkimi është fokusuar në rrethinat e Tiranës dhe Elbasanit.

Armand Shakaj, në kërkim si autor të dyshuar për zhdukjen e Eglant Koçit, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit dyshohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit