Mbrëmjen e djeshme Tirana ishte kthyer në kaos si pasojë e bllokimit të autostradës që lidh kryeqytetin me Durrësin.
Pas tubimit në qendër të Tiranës, protestuesit kanë marshuar rreth 20 kilometra, duke bllokuar rrugën që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit.
Rreth orës 01:40, ata janë ndaluar nga një kordon i forcave të policisë, i vendosur larg aeroportit.
‘Bashkohuni me ne, nesër në Surrel’- Protestuesit dje u përballën me policinë në Rinas!
Policia nuk ka lejuar vijimin e marshimit më afër zonës së aeroportit. Në terren ishin Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë përdorur disa makina të uniformave blu për të bllokuar kalimin e protestuesve drejt aeroportit.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas konsiderohet objekt i rëndësisë së veçantë për sigurinë publike dhe infrastrukturën kritike të vendit.
VIDEO/ Bllokimi i rrugës dhe përplasja e policisë me protestuesit dje









