Mijëra qytetarë shqiptarë mbushën bulevardin para Kryeministrisë, të cilët në ditën e 14 të protestës kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë së tij.
Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjasë, ndërkohë mijëra qytetarë të ardhur nga diaspora kanë zbritur në shesh në mbështetje të tubimit.
Pas pranisë së dukshme të flamujve amerikanë dhe gjermanë në tubimet e kaluara, pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është shfaqur edhe flamuri i Britanisë së Madhe, përkrah atij shqiptar.
Me pankarta në duar qytetarët një zëri thirrin: “Poshtë oligarkët! Rama në burg, Berisha në burg, bashkohuni me ne”.
Ndërsa një aktiviste në fjalën e saj preku të pranishmit teksa prezantoi edhe instalacionin me këpucët e të larguarve jashtë vendit.
Duhet të qëndrojmë të bashkuar përtej çdo ndasie, bashkë do t’ja dalim.
Kemi sjelle një pjesë nga gardhi në Rrjoll që ata të kuptojnë se nuk ka gardh që ndan shqiptarët. Kemi sjellë këpucë nga ata që janë larguar, ju ftojmë të vizitoni instalcionin”, u shpreh ajo.

Diaspora i bashkohet protestës në Tiranë: Edi Rama o legen, prite popullin se po vjen!









