-sidi education-spot_img
18.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ridvan Peshkopia: Asgjë nuk ndodh rastësisht në një vit elektoral

Kryesoret

Kjo është një teoremë e hekurt e politikës e testuar dhe konfirmuar pafund anembanë botës, e sidomos në politikën amerikane. Kësisoj, jo më kot media globaliste po e transmetojnë plot enthuziazëm protestën e Tiranës si një protestë anti-amerikane dhe anti-Tramp, ndërsa e majta amerikane po e transformon atë në një armë politike për zgjedhjet mes-mandatore të Nëntorit 2026, të cilat ajo i konsideron kyçe për kufizimin e fuqisë politike të MAGA-s. Dhe kanë të drejtë.

Në thelb, protesta është një luftë për kontrollin e së majtës shqiptare. Në zemër të saj janë antarë të bandës së Erion Veliut që kërkojnë hakmarrje kundër ER; revolucionarët profesionistë të Shoqërisë së Hapur të Sorosit, të cilët kërkojnë hakmarrje kundër Trampit; dhe bolshevikët e Red Salute Comrads të qorrit të qorrave, të cilët kërkojnë hakmarrje kundër gjithkujt. Përfshihen aty edhe segmente islamiste, kryesisht sepse ata kurdoherë kërkojnë mjegull për ta konvertuar protestën në një lëvizje antisemite (dhe ia kanë arritur deri diku edhe kësaj here).

Të tjerët janë thjesht NPC (e kuptojnë gejmerat se ç’është kjo), shumë prej tyre votues të thekur socialistë të lënë jashtë tavës, që ropaten lart e poshtë bulevardit për të shfryrë një zemërim legjitim. Sigurisht që figurat më komike aty janë votuesit jo-socialistë, të cilët nuk ia kanë dalë që ta rrëzojnë ER nga jashtë elektoratit të PS-së dhe tani po halucionojnë se do ta rrëzojnë atë nga brenda PS-së.

Teksa protesta nuk ka kurrfarë gjase të rrëzojë qeverisjen aktuale, ajo po shton një armë më shumë në arsenalin e të majtës globaliste botërore kundër armikut të saj më të fuqishëm sot, Donald Trampit dhe MAGA-s së tij. Dhe sigurisht një armë më shumë në arsenalin propagandistik të së  majtës demokratikase amerikane, gjithmonë e më shumë marksiste, neo-marksiste dhe islamiste…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit