Banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë kanë protestuar sërish, duke kundërshtuar ndërtimin e një resorti turistik në tokat që ata pretendojnë se u përkasin.
Ata deklarojnë se rrethimi i truallit me tela me gjemba ka përshkallëzuar situatën, ndërsa prej rreth një viti kundërshtojnë projektin, duke ngritur pretendime për tjetërsim të dokumenteve të pronësisë nga një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës.
Prej muajsh, banorët raportojnë edhe për përplasje gjatë protestave në zonë, ndërsa punimet në terren kanë vijuar pavarësisht kundërshtimeve. Çështja po ndiqet nga Prokuroria e Shkodrës, ndërsa banorët i janë bashkuar edhe protestave në Tiranë.
Protesta në Rrjoll, qytetatët rrëzojnë gardhin, futen brenda rrethimit









