-sidi education-spot_img
28.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Argjentina nis rrugëtimin në Botëror, Messi gati për një tjetër moment historik

Kryesoret

Kampionët e botës do të zbresin në fushë për ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës 2026, ku Argjentina do të përballet me Algjerinë në nisje të rrugëtimit për mbrojtjen e trofeut.

Amerikano-jugorët hyjnë në këtë sfidë si favoritë, ndërsa synojnë ta nisin turneun me fitore.

Vëmendja kryesore do të jetë te Lionel Messi, i cili pritet të jetë titullar në sfidën e parë të Botërorit.

Për kapitenin argjentinas, kjo do të shënojë paraqitjen e 200-të me fanellën e kombëtares, një tjetër moment i rëndësishëm në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Me mbështetjen e madhe të tifozëve dhe me objektivin për të mbetur në fronin e futbollit botëror, Argjentina synon të hedhë një hap të sigurt drejt fazës së ardhshme të turneut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit