Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar duke publikuar deklarata dhe denoncime të mëparshme të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, lidhur me pretendimet për pastrimin e parave të drogës përmes sektorit të ndërtimit në Shqipëri.
Sipas tyre, këto çështje lidhen me mënyrën se si janë dhënë lejet e ndërtimit dhe me aktivitetin e grupeve kriminale.
“Denoncimet për kullat dhe pastrimin e parave të drogës i ka bërë Sali Berisha, PD dhe askush tjetër.
Në këtë video, kryetari i Partisë Demokratike denonconte me fakte sesi Edi Rama shpërblente klanet e drogës me leje ndërtimi.
Vëllezërit Hysaj, karteli i Sinaloa-s me ndërtime nё Palasë.”
/5pyetjet.al









