Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po shkon drejt një strukture gjithnjë e më të militarizuar dhe se po ndërton politika sigurie të drejtuara kundër Rusisë.
Deklaratat e tij u bënë në Moskë pas një takimi me homologun turk Hakan Fidan, ku ai komentoi zhvillimet në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë, si dhe diskutimet për zgjerimin e BE-së me Ukrainën.









