-sidi education-spot_img
28.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi pritet të votojë të enjten Amnistinë Penale

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë dhe të votojë të enjten projektligjin për Amnistinë Penale, i cili është përfshirë zyrtarisht në rendin e ditës së seancës plenare të kësaj jave.

Sipas draftit të propozuar, amnistia parashikon lirimin e një numri të dënuarish për vepra penale të lehta, si dhe ulje të dënimeve për kategori të caktuara të të burgosurve. Po ashtu, masa lehtësuese parashikohen edhe për persona që ndodhen në Shërbimin e Provës ose që kanë çështje në ndjekje penale për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Përfituesit kryesorë të kësaj amnistie pritet të jenë të dënuarit me dënime të shkurtra, gratë, të miturit dhe të moshuarit, të cilët do të mund të përfitojnë lirime të menjëhershme ose reduktim të kohës së mbetur të dënimit.

Ndërkohë, një pjesë tjetër e të dënuarve që nuk plotësojnë kushtet për lirim të plotë do të përfitojnë ulje të masës së dënimit, në varësi të rastit dhe kategorisë së veprës penale.

Sipas parashikimeve, nga amnistia nuk do të përfitojnë personat e dënuar apo nën hetim për krime të rënda, përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar dhe veprat e rënda kundër jetës dhe pronës, sidomos ata që hetohen nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Gjykata e Posaçme (GJKKO).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit