Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar përfundimin e luftës në Ukrainë përmes një marrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit, ndërsa ka shprehur kritika edhe ndaj operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban, duke theksuar nevojën për shmangien e viktimave civile.
“Rusia duhet të arrijë një marrëveshje. Rusia ka humbur një numër të madh njerëzish, dhe kështu ka bërë edhe Ukraina. Ata humbën 35 mijë ushtarë muajin e kaluar”, tha Trump.
Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si Izraeli po vepron kundër Hezbollahut, duke deklaruar se “nuk ke pse të shembësh një pallat sa herë që kërkon dikë, sepse ka shumë njerëz në ato pallate dhe jo të gjithë janë nga Hezbollahu”.









