Në Tiranë është zhvilluar dita e 18-të e protestës kundër investimeve në zonën e Zvërnecit dhe kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë.
Protestuesit kanë realizuar një paradë simbolike me flamingo, të cilat janë bërë simbol i tubimit, duke parakaluar në formacion përpara godinës së qeverisë.
Grumbullimi ka nisur në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, një orë më vonë se ditët e mëparshme, ndërsa gjatë protestës mikrofoni u është lënë pensionistëve për të mbajtur fjalime.
Ndërkohë, pjesë e debatit është bërë edhe rezoluta e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku kërkohet moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura dhe ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura të vitit 2024.









