-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa akuzon Ramën: Qëndrime kontradiktore për ligjin e zonave të mbrojtura

Kryesoret

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar me kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimet për rezolutën e Parlamentit Europian dhe ligjin për zonat e mbrojtura.

Ajo ka ngritur shqetësime edhe për mosshqyrtimin në Kuvend të nismës së saj për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024.

Deklarata Ina Zhupa

Një vendimmarrje e jashtëzakonshme e Parlamentit Europian, e cila reflekton të gjitha shqetësimet e opozitës dhe shqetësimet e protestuesve.

Në fakt ishte në përputhje të plotë me atë që miratoi edhe raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian pas misionit fakt-mbledhës në Shqipëri.

Ndërsa Edi Rama bëri atë që di të bëjë më mirë, “të tjera thotë e të tjera bën”.

Ndërsa futi buldozerët, kamionët, rrethuan me tela një zonë të mbrojtur, sot flasin për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Të gjithë e dimë që vlerësimi i ndikimit në mjedis bëhet përpara se të jepet një leje, përpara se të bëhet çdo lloj ndërhyrjeje dhe përpara se projekti të shfaqet si një projekt 4 miliard dollarë, me njëmijë vende pune e me qindra fantazi të tjera që i kanë shfaqur deputetët e mazhorancës gjatë këtyre ditëve.

Një është kërkesa e panegociueshme e protestuesve, e Parlamentit Europian dhe e kujtdo shqiptari në fakt: shfuqizimi i ligjit nr. 21/2024.

Kush është qëndrimi i Edi Ramës?

Qëndrimi është ai që mban në Facebook, që e përshëndet, apo qëndrimi është ai që mban në Kuvend, që mban në sirtarët e Kuvendit që nga data 14 maj projektligjin tim për të shfuqizuar ligjin nr. 21/2024?

Është një muaj që nuk futet as në komisione e aq më pak që t’i vijë radha në seancën plenare.

Ndaj askush nuk e beson propagandën e Edi Ramës. Ndaj qytetarët do të protestojnë, sepse kërkesa e tyre themelore është jo vetëm shfuqizimi i katër ligjeve, që janë shumë të rëndësishme për t’u shfuqizuar, por edhe dorëheqja e Edi Ramës si një njeri që e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë Shqipërinë për interesa personale dhe të klientëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit