Në protestën e zhvilluar në Tiranë, një protestues ka tërhequr vëmendjen duke marrë me vete disa dele, të cilat i ka mbajtur të rrethuara me një gardh gjatë marshimit mes protestuesve.
Qytetarë të tjerë janë parë duke e ndihmuar të moshuarin për të mbajtur gardhin, ndërsa në turmë janë dëgjuar edhe komente me humor, duke i krahasuar kafshët me simbolin e protestës.
Në gardhin e improvizuar janë vendosur edhe pankarta me mesazhe të ndryshme, përfshirë thirrje kundër dëmtimit të mjedisit.
/5pyetjet.al









