Kreu i PD-së, Sali Berisha sot në takimin që ka zhvilluar me Departamentin e Arsimit ka komentur sërish rolin e protestës masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Gjatë fjalës së tij Berisha u bëri thirrje pedagogëve të universiteteve të bëhen avoketër të studentëve që protestojnë kundër këtij regjimi.
Fjala e Berisha
4 miliardë euro është plaçka e Portit të Durrësit. Tani pallatet e Dubait po fundosen në rërë. Ky gjithçka e bazon te droga. Protesta është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë. Ftoj secilin prej jush të jap kontributin historik në këtë protestë. Aty është protestë qytetare dhe ne shkojmë me fibrën qytetare. Flamur i tyre është flamuri i votës së lirë dhe i qytetarëve.









