Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, sot ka qenë i pranishën në konferencën dedikuar rezultateve të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Gjatë fjalës sëd tij ai është shphrehur se vetëm përmes refromave, Shqipëria do të afrohet me Bashkimin Europian.
Sipas tij procesi i vettingut ka qenë një proces historik dhe se standartet që janë vendosur duhet të mbeten ende.
Fjala e Gonzatos
Procesi i vettingut ka qenë një proces historik. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë vlerësim, punë e cila nuk ishte e lehtë. Kolegji luajti rol tepër të madh në pasjen e sigurisë në të gjitha fazat e vettingut. Dua të falënderoj edhe OMN-në, që luajti rol të rëndësishëm gjithashtu. Arritjet duhet të jenë të qëndrueshme në kohë. Standardet që janë vendosur duhet të mbeten ende.
Kjo do të thotë që kontrolli i pasurisë dhe verifikimi i figurës së gjyqtarëve të vijohet të shikohen me kujdes. ILD vazhdon që të hetojë sjelljet e papërshtatshme, sa herë që nuk respektohen rregullat. Edhe Shkolla e Magjistraturës ka një rol tepër të madh në kultivimin e vlerave të etikës. Këto vlera duhet të bëhen pjesë e kulturës profesionale të gjyqtarëve. Vetëm përmes reformave, Shqipëria do të afrohet me Bashkimin Europian.









