Lidhur me atentatin e 26 prillit ndaj çiftit Muejeci në Balldre të Lezhës, policia malazeze ka arrestuar sot një nga bashkëpunëtorët e kësaj ngjarje, 40 vjeçarin Besnik Kolndreu.
Dyshohet se çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u egzekutuan për hakmarrje.
Sipas burimeve bëhet me dije se Kolndreu, fshehu në shtëpinë e tij makinat e autorëve të ngjarjes, edhe pse ky i fundit i ka mohuar akuzat.
Në kërkim:
Në kërkim janë shpallur Adriano Mhillaj 22 vjeç; Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç, të cilët sipas policisë, kanë mbajtur nën vëzhgim çiftin e bashkëshortëve dhe më pas kanë qëlluar me breshëri drejt tyre.
Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, i vrarë në vitin 2016, ndërsa dy të tjerët nipërit e tij. Për vrasjen e Mhillajt asokohe u akuzua Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci, por gjykata e Shkodrës i shpalli ata të pafajshëm dy vite më vonë.
Policia e Lezhës tha në një deklaratë për mediat se ngjarja ka ndodhur për gjakmarrje, ndërsa zbuloi edhe lëvizjet e autorëve. Sipas policisë, tre të akuzuarit kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Kreshnik Mujecit me një automjet tip Audi A4.
Më pas, me një automjet tjetër tip “Volksëagen” pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte Kreshnik Mujeci së bashku me bashkëshorten e tij, dhe kanë qëlluar me breshëri drejt tyre.









