-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leyen: Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre

Kryesoret

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian mbetet i bazuar në meritë, por ka nevojë për ritëm më të shpejtë dhe rezultate më të dukshme për qytetarët.

Gjatë samitit të zhvilluar në Tivat, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe theksoi rëndësinë e veprimeve konkrete drejt integrimit të tyre në BE.

“Zgjerimi bazohet në meritë, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë i ngadaltë. Në fakt, ai duhet të bëhet më i shpejtë, më i besueshëm dhe më i dukshëm për qytetarët, si në vendet kandidate ashtu edhe në shtetet anëtare të BE-së. Tani ekziston një moment shumë i përshtatshëm të cilin ne duhet ta kthejmë në veprim konkret, e më pas në anëtarësim. Edhe Mali i Zi dhe Shqipëria po bëjnë punë shumë të mirë dhe janë afër qëllimit të tyre,” tha Ursula von der Leyen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit