Policia e Shtetit ka mundur të identifikojë dhe të shpallë në kërkim njërin prej 5 autorëve të cilët dyshohen se rrahën barbarisht çiftin Nika në Fushë-Arrëz, ditën e djeshme.
Sipas burimeve bëhet me dije se në kërkim është shpallur Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.
Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Arst, të cilët duke u prezantuar si punonjës policie janë futur brenda shtëpisë dhe më pas kanë ushtruar dhunë ndaj çiftit Skënder Nika dhe Bardhe Nika.
Dyshohet se konflikti ka nisur për asgjësimin e kanabsit nga policia disa javë më parë.









