-sidi education-spot_img
19.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tubimi/ Policia procedon 16 persona për pengim qarkullimi

Kryesoret

Policia e Tiranës, me anë të një postimi zyrtar në faqen e saj facebook ka njoftuar se ka proceduar penalisht 16 persona, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera lidhur me bllokimin e rrugëve në kryeqytet gjatë protestës së zhvilluar kundër qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Sipas policisë personat e proceduar dyshohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Njoftimi i polcisë

Tiranë

 Tiranë janë proceduar penalisht 16 shtetas, konkretisht:

A. K., 46 vjeç, L. K., 33 vjeçe dhe A. Ll., 30 vjeçe, E. K., 32 vjeç, A. K., 30 vjeç, T. K., 24 vjeç, M. Y., 22 vjeç, Xh. D., 23 vjeç, S. T., 22 vjeç, I. Xh., 44 vjeç, E. Q., 41 vjeç, E. K., 23 vjeç, A. D., 21 vjeç, S. Gj., 33 vjeç, A. K., 30 vjeç dhe E. L., 21 vjeç, të dyshuar për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Si dhe po punohet për shoqërimin e shtetasve E. Q dhe M. C, të shpallur në kërkim policor.
Nga veprimet e deritanishme, dyshohet se këta shtetas kanë nxitur, nëpërmjet thirrjeve, pjesëmarrësit për ta vijuar tubimin përtej orarit të njoftuar nga organizatorët (18:00–22:00), duke mos respektuar perimetrin e njoftuar për këtë tubim. Si pasojë, është shkaktuar bllokim i qarkullimit të mjeteve dhe pengesë në lëvizje.
Po nga veprimet e kryera, një pjesë e pjesëmarrësve në tubim janë futur në pjesën e fan zonës, në sheshin “Skënderbej”, të përshtatur dhe të destinuar për ndjekje të aktiviteteve sportive, duke prishur qetësinë publike dhe duke bërë thirrje qytetarëve që ndiqnin aktivitetin sportiv që t’i bashkoheshin tubimit.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Dy ditë më parë u referuan materialet dhe filloi procedimi penal edhe për 19 shtetas të tjerë.
Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit që të respektojnë orarin, perimetrin dhe lëvizjen, për të mos bllokuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve jashtë perimetrit që është njoftuar për zhvillimin e tubimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit