Gjatë seancës së sotme plenare ka patur tensione dhe debate verbale mes deputetëve të PD dhe atyre të PS, shkak kërkesa për ndryshimin e rendit të ditës dhe replikat mes Taulant Ballës dhe Ina Zhupës.
Teksa deputeti i PS, Ardit Bido, ka marrë fjalën për diskutim një grup deputetësh demokratë janë ngritur dhe nuk e kanë lejuar të flasë.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nuk i ka kursyer etiketimet ndaj kolegut me thirrjen: O zoti Bideja.
Menjëherë pas kësaj kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për një pauzë të shkurtër.









