-sidi education-spot_img
21.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Seanca drejtohej me SMS, Kuvendi u mbyll për të heshtur opozitën

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas tensioneve në seancën e sotme në Kuvend, duke akuzuar drejtuesit e mazhorancës për kufizim të fjalës së opozitës dhe për mënyrën e menaxhimit të punimeve parlamentare.

“Në mënyrë të paprecedentë, kryetari i Kuvendit i mohoi fjalën në bllok deputetëve të opozitës që kishin kërkuar të drejtën e tyre për të folur për procedurë.

Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh.

Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e votuar dje me shumicë dërrmuese nga PE ku kërkesat e qytetarëve gjejnë një pasqyrim të drejtpërdrejt. Kuvendi nuk do duhej të kishte asnjë temë tjetër diskutimi përveç shqetësimeve të qytetarëve.

Të mbyllësh Kuvendin që të mos kenë mundësi deputetët e opozitës t’i japin zë qytetarëve që është dëgjuar nga çdo Parlament i vendeve të BE-së, kjo mund të ndodhë vetëm nga një kukull si Niko Peleshi, i Taulant Ballës.

Sot seanca drejtohej me SMS. Taulant Balla ka marrë fjalën sa herë ka dashur. Është e paprecedent që një gënjeshtar i faktuar si Taulant Balla që ka gënjyer Ramën prandaj dhe Rama bëri gafën, dje PE i ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës socialiste të shfuqizojë ndryshimet për ligjin në zonat e mbrojtura”, u shpeh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit