Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën në orën 10:00 mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallatin e Brigadave.
Njoftimi për takim u është dërguar deputetëve pak më parë.
Mbledhja vjen në një moment me zhvillime politike dhe protesta në vend, si dhe pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga radhët e PS-së.
Takimi shënon edhe rikthimin e mbledhjeve të rregullta të grupit parlamentar socialist pas disa muajsh mungesë, ndërsa në fokus pritet të jenë prioritetet e agjendës politike dhe qeveritare për periudhën në vijim./Euronews Albania









