Socialisti Taulant Balla këtë të hënë ka mbledhur grupin parlamentar të PS, lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme nga deputetja e Shkodrës Marjan Koçeku, e cila kishte njoftuar largimin nga Partia Socialiste.
Koçeku në postimin e saj në facebook njoftoi largimin nga PS duke u shprehur se tashmë është e pavarur dhe se vlerat e saj janë ato që i ka shprehë që para se të bëhet pjesë e kësaj partie.
Ndërkohë burimet mediatike bëjnë me dije se Balla u ka thënë socialistëve që për Marjana Koçekun do të flas në një moment të dytë.









