Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka konfirmuar se bisedimet mes SHBA dhe Iran po zhvillohen në Zvicër, ndërsa ai pritet të udhëtojë atje në ditët në vijim, pas shtyrjes së një vizite të planifikuar më herët.
“Pres që do të largohem diku brenda dy ditëve të ardhshme, por e dini që është gjithmonë një valle koordinimi delikate dhe protokollet diplomatike. Duhet të jem i sinqertë me ju, nuk i kuptoj vërtet këto gjëra. Nuk kam qenë kurrë veçanërisht i dhënë pas protokolleve diplomatike”, tha JD Vance në një intervistë për Fox News.
Ai shtoi gjithashtu se përfaqësues të tjerë amerikanë janë tashmë në terren: “Jared dhe Steve kanë qenë në terren për disa orë duke u marrë me disa nga elementët teknikë të këtyre negociatave… nga sa kam kuptuar unë, gjërat po shkojnë mirë.”









