Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e zhvilluar në Pallatin Elysee mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, duke kritikuar deklaratat e kryeministrit shqiptar dhe mënyrën se si ai i ka paraqitur kundërshtarët politikë dhe protestuesit.
Berisha i cilësoi disa nga pretendimet e Ramës si të pabaza dhe i interpretoi si pjesë të një retorike politike të ekzagjeruar.









