Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer kritikat ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, gjatë një interviste për Tgcom24, duke folur për marrëdhëniet brenda NATO-s dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e aleatëve europianë.
“Siç e dini, ne po trajtohemi shumë keq, edhe nga kryeministrja juaj, e cila është sjellë shumë keq ndaj atyre që kanë shpenzuar mijëra miliarda dollarë për të mbrojtur Italinë. Kur kërkuam thjesht një shenjë mirënjohjeje, na thanë jo. Po flas për NATO-n në përgjithësi, jo vetëm për vendin tuaj. Megjithatë, ajo ka qenë ndër më të këqijat”, deklaroi Trump.
/5pyetjet.al









