Këtë të hënë, Kreyministri Edi Rama ka mbajtur mbledhjen me Grupin Parlamnetar të PS në Kryesinë e Kuvendit.
Sipas burimeve bëhet me dije se mbledhja është mbajtur me dyert të mbyllura.
Nga ana tjetër burimet bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve kanë qenë dy seancat plenare të cilat do të mbahen këtë javë, ditën e martë dhe të enjten.
Ndërkohë mësohet se ditën e nesërme në Kuvend do të diskutohet për raportet e institucioneve të pavarura, ndërsa të enjten do ti rikthet seanccës normale me rendin e ditës.
Gjithashtu, gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të PS është kërkuar që deputetët të jenë më aktiv në rrjetet sociale.









