Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi përmes një reagimi në rrjetin e tij social facebook ka hedhur akuza ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke u shprehur se është ngarkuar nga Kryeministri Edi Rama për të dëmtuar protestën, kjo e cila po mbahet prej disa ditësh kundra qeverisë, me motën “Rama jepe dorëheqjen”.
Sipas Këlliçit Kryeministri Edi Rama ka folur gjithë kohës për grupe e agjenda të infiltruara brenda marshuesve, por në fakt ai bën përpjekjet më të mëdha për të pasur aty njerëzit e tij dhe për të ndikuar tek protesta.
Postimi i Këlliçit
Ndërkohë, po bën gjithçka për të futur mes protestuesve parullat që i interesojnë Edi Ramës e që godasin Opozitën.
Këto janë lojëra qesharake.
Ata nuk e kuptojnë akoma se nuk kemi të bëjmë me një event, me skenar dhe regji ku dikush mund të marrë nën kontroll situatën. Kemi të bëjmë me një revoltë masive popullore, sidomos të rinisë.









