Ditën e sotme 28 vjeçarja Bleona Xhaja u plagos me thikë nga bashkëshorti i saj, Fatmir Xhaja, në qytetin e Pogradecit.
Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke e plagosur të shoqen.
Sipas burimeve bëhet me dije se Bleona Xhaja mori fillimisht ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit, por për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore u vendos transportimi urgjent drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, menjëherë policia ka shoqëruar bashkëshortin e saj, Fatmir Xhaja, dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









