Sot në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e 23-të përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku qytetarë do të mblidhen sërish për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.
Në tubim pritet të bashkohen edhe përfaqësues të diasporës, të cilët kanë mbërritur në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës nën moton “Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen”.
Protesta vjen pas tre javësh mobilizimi të pandërprerë qytetar dhe shihet si një nga momentet më të rëndësishme të kësaj lëvizjeje, e cila ka vijuar me pjesëmarrje të rregullt në Tiranë dhe ka marrë vëmendje të gjerë publike.
Kërkesat kryesore të protestuesve lidhen me luftën ndaj korrupsionit, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe ndaljen e emigrimit të të rinjve. Tubimi do të nisë fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
/5pyetjet.al









