-sidi education-spot_img
27.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Gjermani: Në Shqipëri njerëzit kanë të drejtë të protestojnë, një çështje e brendshme politike!

Kryesoret

Mijëra qytetarë shqiptarë tashmë prej 23 ditësh kanë mbushur sheshet në protestat antiqeveritare, të cilët kërkojnë largimin pakompromis të Kryeministrit Edi Rama dhe gjithë qeverisë së tij.

Protesat masive kundra qeverisë kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të mediave më prestigjoze ndërkombëtare por edhe zyrtarëve evropianë.

Ndërsa sot zëdhënësi iMinistrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, është shprehur se po e ndjekim me vëmendje situatën dhe se janë të informuar për protestat kundër projektit, por se e gjithë kjo i përket situatës së brendshme politike në Shqipëri.

Ndër të tjera Giese theksoi se bëhet fjalë për një projekt kundër të cilit ka protesta.

“Sigurisht, njerëzit në Shqipëri kanë të drejtë të protestojnë. Por kjo është një çështje e brendshme politike në Shqipëri”, u shpreh ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit