Kryeministri Edi Rama deklaroi për “France24” se ka shumë ndërhyrje në këtë protestë.
“Ka shumë ndërhyrje, qoftë ndërhyrje nga Irani, me të cilin kemi qenë në një luftë kibernetike për tri vite ose ndërhyrje nga konkurrentët në të gjithë rajonin që nuk e duan këtë zhvillim në Shqipëri.
Siç e thashë, janë dhe të gjitha shqetësimet e tjera të një pjese të popullsisë që duan gjëra të ndryshme, por ne u zgjodhëm për të bërë atë që premtuam dhe midis premtimeve është ky projekt.
Është shumë interesante, sepse në Tiranë ka protesta, ndërsa në Vlorë, ku është parashikuar të bëhet projekti, njerëzit e duan atë”, shtoi ai.









