-sidi education-spot_img
33.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Babaramo: Ali, bëj avokatin e Grubit jo të Ramës

Kryesoret

Ali Ahmeti është bërë si Këzja, një personazh I famshëm I rrjeteve sociale.  E kërrusur, me duar që I dridhen turret të godasë këdo kalimtar që në zhegun e qershorit I shan Edi Ramën. Këzen e njohin të gjithë dhe videot e saj janë virale.

Dje Ali Ahmeti, nën koordinimin e Taulant Ballës, ju bashkua një grupi të zhurrmshëm I cili ka vite që rreket të privatizojë meritat, simbolet deri dhe historinë e UÇK-së. Në fakt, OVL është një strukturë e shtënë në dorë nga një grusht njerëzish që përdoret si avokati e qeverisjes së korruptuar të PDK, një filial propagandistik I klanit Pronto. Eshtë temë e një shkrimi tjetër për të kuptuar si periudha më e shndërritshme e historisë së shqiptarëve ngeci në dorën e një farë Hysni Gucati,  ndërkohë gjithë heronjtë e gjallë të UÇK prej vitesh janë të shpërndarë në katër parti. Daut Haradinaj, gjenerali më I ri  dhe nga më të famshmit e luftës çlirimtare në një debat televiziv ua tha ballazi : ju nuk më përfaqesoni.

Po si lidhet UÇK me protestën në bulevardin Dëshmorët e Kombit ku po jep shpirt rregjimi I Edi Ramës? Ju kujtohet besoj se kur protesta nga një top dëbore në Nartë mori përmasat e një avalanshi njerëzor në Tiranë dhe në studiot e paguara televizive përsëritej në panik pyetja: kush janë organizatorët? Kush është koka? Porosinë e kishin marrë të qartë. Të gjendet koka për ta prerë. Ose duke e blerë ose duke e delegjitimuar. Dihet si u shua protesta për shëmbjen e Teatrit. Besoj e mbani mend skenën në sallën e gjyqit ku një nga aktorët më të famshëm shqiptarë luante rolin më mediokër të jetës së tij, duke ju jargavitur Erjon Velisë.

Protestuesit refuzojnë të negociojnë. Thjesht kërkojnë dorëheqjen. Në këtë rrethanë , qeverisë I ngeli opsioni tjetër, delegjitimimi. Dhe momenti erdhi. Dy ditë më parë Dritan Goxhaj lexoi pesë pikat e protestuesve. Gjithë artileria propagandistike hapi zjarr. Të parin që Rama nxori në skenë ishte Hysni Gucati. U bë publike një shkresë shkruar me Word 2007, firmosur nga komandant Plaku në mars 1999. Komandanti Plaku ka 20 vjet që është ndarë nga jeta dhe nuk mund ti dalë për zot.

Nuk u mjaftuan me kaq. Nga arkiva e UÇK u nxorr apo u sajua një listë pagesë me emrat e disa oficerëve nga Shqipëria që morrën pjesë në luftën çlirimtare. Për ta certifikuar këtë listë të Guxatit u nxorr në ekran dhe dikush  që në kohë të luftës ndoshta ende s kishte lindur. Një farë Kryeziu, me një varrëse floriri në qafë më të trashë se gishti me vlerë ndoshta më të madhe se krejt markat që lëxoheshin në listë, bubullinte : Dritan Goxhaj bashkë më të atin nuk janë luftëtarë, janë mercënarë.

Ndërkohë Rama shpresonte që algoritmi ti ngrihej. Por të paktën në Kosovë nuk besoj ti jetë ngritur. Dy javë më parë shqiptarët e Kosovës e panë këtë Kryeziun duke u perplasur me policinë duke penguar prishjen e një pompe benzine të ndërtuar pa leje në tokë shtetërore në hyrje të Prishtinës. Ishte dhe kandidat për deputet I PDK. Nuk arriti të zgjidhet. Por pak orë pasi shau Goxhajt doli sërish në ekrane. Këta herë duke akuzuar partinë e tij se I kishte vjedhur votat.

Sulmi kundër Goxhajt nuk është problem më I madh. Të, dy babë e bir janë gjallë, dhe kanë mundësi të mbrojnë të kaluarën dhe të tashmen e tyre. Në krye të listë pagesës, listë  që Balla dhe Guxati e lëshuan si lopa bajgën, ishte emri I heroit Tahir Sinani,  komandant në tre luftërat e fundit të shqiptarëve.

Nëse për interesa partiake , mbajtje pushteti okult e korruptiv me çdo çmim, keqpërdoret arkiva e UÇK do zhbënim historinë tonë. Sepse është vërtet cinike që ata që kërkojnë mercenarë nga Shqipëria janë pikërisht ata që akuzohen se me fondet që u grumbulluan për luftën blenë dhjetarë hektarë tokë gjatë saj.

Kjo histori duhet mbyllur menjëherë. Një herë e përgjithmonë. Fletët e Arkivës së UÇK, pjesës më heroike të historisë shqiptare nuk duhet të lihen në duart e Hysniut apo Taulantit që ti përdorin si amballazh për suxhukët apo sufllaqet e propagandës. Nga Haga, Thaçi dhe Veseli duhet të urdherojnë që Arkiva e UÇK ti dorëzohet shtetit të Kosovës.

Gjithësesi, as Gucati nuk ia ngriti Ramës algoritmin. Rama kërkoi ndihmën e Ali Ahmetit si Napoleoni në Waterloo gjeneralin Gryshi. Avokatinë e Ali Ahmetit e pamë. Bëri thirrje të ndërpritet protesta se tremben turistët. Në fakt Ahmeti ka më emergjente një avokati tjetër. Jo të Ramës, por të Artan Grubit, personifikimit të 20 vjetëve të tij qeverisje.

Çudia më e madhe në këtë tollovi të dy ditëve të fundit është deklarata e Rramush Haradinajt. Ai u shpreh se është kundër pjesëmarrjes në protestë të shqiptarëve të Kosovës. Besoj Haradinaj nuk e ka harruar betejën e tij të fundit, kur ishte kryeministër dhe luftonte kundër ndarjes së Kosovës, betejë ku armikun kryesor kishte Edi Ramën.

Nuk duhet ta ketë harruar si kryeministri I shtetit amë bëri diçka të paimagjinueshme në turpësinë e vet, paditi në gjyq kryeministrin e Kosovës, i cili vec të tjerash qëlloi të jetë dhe një nga komandantët më legjendarë të UÇK. Megjithatë ne nuk dimë si u është shprehur  jashtë kamerave Rambo të vetëve. Duke e parë të zvarritur përtokë duhet të ketë patur fisnikërinë e kalorësit e të ketë thënë: Mos e prekni m…, le ta gjejë nga dikush tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit