Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij facebook ka ndarë pamjet mahnitëse nga qyteti bregdetar i Vlorës, duke thënë se se qyteti po vazhdon të zhvillohet me hapësira publike, të denja për Shqipërinë europian e të 2030.
Ndërkohë prej më shumë se tre javësh mijëra qytetarë në Tiranë kërkojnë largimin e tij dhe të gjithë qeverisë, gjithçka e nisur po nga Vlora me incidentin e Zvërnecit.
Postimi i Ramës
Në ndërkohë Vlora e re Turistike vazhdon të zhvillohet me hapësira publike, të denja për Shqipërinë 2030 në BE dhe kjo është një copëz e transformimit të Radhimës, ku po merr jetë Lungomare 4 e po rritet numri i hoteleve të një niveli më të mirë.









