Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 7 qershor.
Sipas vendimit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet në Kuvend me 53 deputetë. Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 18 mandate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 mandate.
Gjatë mbledhjes së zhvilluar të mërkurën, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se ndryshimet në listën e deputetëve prekin vetëm Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Dy deputetë të zgjedhur nga kjo parti kanë hequr dorë nga mandatet e tyre, duke bërë që vendet e tyre në Kuvend të zëvendësohen nga Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.
Me certifikimin e rezultateve, KQZ përmbyll procedurën zyrtare të njohjes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare.









