Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho tashmë i kthyer në një kritik të ashpër të selisë blu është kthyer në kryefjalë të rrjetit këtë të dielë pasi i kërkoi Edi Ramës që të mos e japë dorëheqjen. Ish-zv/ ministrja Irena Beqiraj nuk e kurseu, por Spahoi gjithashtu i është përgjigjur flakë më flakë.
Postimi i Edmond Spahos
Edi Rama,
Kjo nuk eshte proteste per te lepire dhe pickuar vajza e djem te sinqerte ne bulevard.
Ketij populli i ke bere deme te pafund. Ne nje vend me shoqeri me formim demokratik do kishe ikur me kohe.
Demi me i madh qe do i beje ketij vendi nuk jane e shkuara jote, por nese do te ikje nga presioni i kesaj proteste neomarksiste, islamisto-fondamentaliste, antitrampiste, percarese midis shqiptareve ne rajon dhe kunder integrimit te Shqiperise ne BE.
Kujto qe demi qe do i besh vendit, duke e lene ate ne duart e atyre qe duan ta zgjedhin qeverine me short dhe hienave politike qe presin te kapin cfare te kapin, do jete i tille qe ti nuk do i shpetosh pergjegjesise edhe kur ndoshta te mos jesh ne kete bote.
Meqenese po flet per sinqeritet ne bulevard, kujto endrat-makth te personazhit te Kadarese tek Dimri i Vetmise se Madhe.
Nese cedon, mos u habit qe mund te vije nje dite qe eshtrat e tua ti terheqin zvarre ne bulevard si ne endrrat e atij “reaksionarit”.
Ne krye te bulevardit ndonje trashegimtar i Mark Zavalines do i bjere violines.
Duket si fantazi e semure, por ata qe jane te interesuar qe ky vend te beje perpara dhe jo pas, nuk do ta falin nese cedon nga kjo proteste, synimi i te ciles eshte ta ktheje vendin nje shekull prapa.
Përgjigja e Irena Beqirajt
I njëjti Edmond Spaho është?
Pra Edmond Spaho, po i kërkon Edi Ramës që sipas tij ishte “Gjeli i rrjepur nga krimi i organizuar ” ” të mos trëhiqet se i bën vendit një dëm të madh “!
Nuk qenkërkan gjë as titujt as karriera !
Fishta në fakt na paralajmëroi ” ka me ardh koha që shqiptarët kanë me nejt në rradhë për me u korit !!!
Turpërohen burrat edhe në pleqëri !
Gjynah !
Reagimi i Edmond Spahos
Irene me ke sy e ke lexuar postimin tim, me ate me xham apo me ate pa xham?
Me fal, po ke ngaterruar qepet me patatet.
Asgje nga ato qe kam thene per Ramen ne te shkuaren nuk i heq presjen dhe i them edhe sot. Ne postimin tim shkruaj qe Rama duhet te kishte ikur me kohe per demet qe i ka bere vendit. Por ti kete nuk e lexon sepse te eshte thyer xhami.
Une Rames i them te mos ike nga presioni i neomarksisteve, fondamentalisteve islamike, sillogjeve te Epirit, xhamillareve te Tetoves e Prishtines, proletareve te gjithe botes qe nuk kane prapanice ne vendin e tyre e duan ta rrezojne Trumpin ne Tirane, ambientalisteve fondamentaliste qe per fondet qe marrin duan qe ne Shqiperi te kete vetem zogj dhe kafshe te egra, te atyre qe duan te fusin percarje midis shqiptareve ne rajon dhe atyre qe nuk duan integrimin europian te vendit.
Do apo nuk do ti dhe une, Shqiperia eshte shume afer integrimit europian, me merite apo per arsye gjeopolitike. Te gjithe do mbajme pergjegjesi para historise nese e djegim kete mundesi per mustaqet e Çelos.
Ti mund te jesh pjese e listes se 500 asambleisteve qe pretendojne ta qeverisin Shqiperine post-proteste. Une nuk i besoj keto marrezi qe ti i beson.
Une nuk jam pjese e asnje liste, as tek lista e Asamblese por as tek listat e Saliut apo Edit. Jam i lire dhe flas sipas bindjes sime, pa kerkuar ndonje shperblim.
Irene, po une cilen te besoj, Irenen zevendesministre dhe drejtoreshe dogane, qe kur vinte ne Komisionin e Ekonomise dhe Financave bente be per koken e Edi Rames dhe grindej me mua, apo Irenen e 500 asambleisteve, shakaxhie e perparimit, qe kerkon shkaterrimin e gjithe institucioneve dhe drejtimin Shqiperise me qeverira te perkoheshme qe do zgjidhen me short?
Sa per turperimin, kur nuk ke ti qe hidhesh nga nje karrike ne tjetren, perse te turperohem une qe kam ndenjur vetem ne nje karrike, ate te se vertetes.
Nje keshille, ne proteste pi sa me shume uje. Mendja kokerr gruri eshte dhe nga vapa fillon e te le.
Suksese ne marrezine ku ke hyre
Përgjigja e dytë Irena Beqirajt
Sa më dhimbsesh !
Më dhimbsesh për moshën, më dhimbsesh për arsyetimin , më dhimbsesh për hamendësimet! Më dhimbsesh se titulli që mban presupozon njohuri, urtësi e maturi!
Por të mirkuptoj kur kërkon të më gjesh përkatësinë . Sepse ti vet nuk ke jetuar dot asnjë ditë pa një të tillë.
Unë nuk kam anë e përkatësi e prej saj të përfitoj, unë nuk jam si ti, unë kam njohuri të lidhura me shtyllën kurrizore.
Në Komisionin e Ekonomisë , kam debatuar por jo me ty , ti ishe i padukshëm , pa peshë e pa përmbajtje . Kam debatuar me Sherefedin Shehun , Florian Mimën , Ridvan Boden , Dash Shehin , Jorida Tabakun , Igli Carën por asnjëherë për Kryeministrin por për punën.
Ndaj ti më dhimbsesh edhe të fal !
Kapërcimi i fortë i Edmond Spahos: Aman o Edi Rama mos e jep dorëheqjen!









