Një tërmet me magnitudë 5.4 të shkallës Rihter ka goditur Pakistanin në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra është regjistruar rreth 63 kilometra në veri-verilindje të Barkhanit, në një thellësi prej afërsisht 10 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë në një zonë të gjerë të vendit, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Deri tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës.
/5pyetjet.al









