Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ka kërkuar partnerëve të aleancës të tregojnë më shumë solidaritet përpara takimit të ardhshëm.
“Është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të kenë një NATO të fortë”, tha Stoltenberg në një intervistë me gazetën Die Welt.
“Sigurisht, ka dallime serioze opinionesh midis SHBA-së dhe Evropës për tregtinë, klimën dhe gjithashtu çështjet e sigurisë. Unë nuk i nënvlerësoj këto sfida” tha ai.
Stoltenberg është i bindur se NATO mund të mbetet një aleancë e fortë transatlantike.









