-sidi education-spot_img
34.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadushi para magjistratëve: Profesioni s’është vetëm titulli, por pranimi i përgjegjësisë pubilike!

Kryesoret

Sot, kreu i Gjykatës së Lartë, Solok Sadushi, në Konferencën Kombëtare të Ndërveprimit të Drejtësisë me Mediat, ka folur para magjistratëve të rinj lidhur me rolin e sistemit të drejtësisë dhe përgjegjësitë e tyre profesionale.

“Jemi mbledhur sot për të reflektuar për përgjegjësitë e magjistratëve. Ata duhet të ushtrojnë detyrën me vetëdije dhe profesionalizëm. Kjo konferencë ka një domethënie të veçantë, pasi u tregon magjistratëve të rinj se hyrja në këtë profesion nuk është vetëm marrje titulli, por pranimi i një përgjegjësie publike që kërkon dije, karakter dhe vetëdije për ndikimin që drejtësia ka në jetën e njerëzve”, u shpreh Sadushi.

I pranishëm në këtë koonferencë ka qenë edhe ambasadori i BE për Shqipërinë, Silvio Gonzato, duke thënë se pavarësia e drejtësisë nuk arrihet vetëm me ligje, ndërsa shtoi se institucionet kërkojnë ndryshimin e mendësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit