Kryeministri Edi Rama këtë të enjte gjatë takimit me pensionistët në Tiranë ka vijuar sërish duke komentuar protestat masive të qytetarëve të cilët tashmë të hyrë në muajin e dytë kërkojnë largimin pa kushte të tij dhe gjithë qeverisë.
Fjala e Ramës
Unë e bëj ndarjen e atyre që protestojnë që kanë probleme reale, duke filluar nga ana që i kanë shqetësimet e sinqerta, për fatet e zogjve. Në këtë bulevard janë vrarë njerëz për të protestuar. Sot është gjë shumë e madhe që Tirana është bërë si karnavalet e Brazilit. Kjo tregon se ne kemi krijuar kushtet që në këtë vend të lulëzojë demokracia. Çohu nga kafja, thoshin skuadronet e Musolinit, përpara se të vendoset ajo që erdhi mbrapa. Kush do të rrijë në kafe, të rrijë në kafe. Kush do të protestojë, të protestojë. Po përpiqemi të lexojmë mesazhin. Protesta nuk është ajo kur vijnë mercenarë nga Prishtina dhe Tetova, që bëjnë si diasporë. Askush nga ne nuk është populli. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet.









