Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se negociatat me Iranin që po zhvillohen në Doha po ecin në mënyrë pozitive, duke theksuar se ka shenja përparimi në procesin diplomatik mes dy vendeve.
Paralelisht, edhe zyrtarë iranianë kanë raportuar lëvizje pozitive në aspektin ekonomik si pasojë e diskutimeve në vazhdim.
“Irani ka bërë shumë përparim”, tha Presidenti Donald Trump, duke shtuar gjithashtu se “ne i goditëm shumë fort javën e kaluar”. Ai theksoi gjithashtu qëndrimin e Uashingtonit se “çështja është shumë e thjeshtë: Irani nuk mund të pajiset me një armë bërthamore”.
/5pyetjet.al









